E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon tryeza e Osmanit me partitë e opozitës, zgjedhjet e reja mund të mbahen në fillim të prillit

PRISHTINË, 6 mars/ATSH/ Zgjedhjet e reja mund të mbahen më 5, 12 apo 19 prill.

Këto data u dhanë pas nga liderët politikë pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se janë të gatshëm për zgjedhje të reja, teksa shtoi se do të respektojnë secilin vendim të Gjykatës Kushtetuese pas ankesës së LVV-së.

Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kritikoi Kurtin dhe partnerët e tij qeverisës që nuk ishin në takim me Osmanin.

Ai konfirmoi se nuk do të kandidojë për kryeministër.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›