E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë! Ndalohet lundrimi në det i anijeve të vogla paraditen e së premtes

Paraditja e së premtes pritet të sjellë përkeqësim të motit në të gjithë territorin.

Duke iu referuar kushteve meteorologjike, Drejtoria Portuale e Vlorës, iu ka bërë thirrje të gjtihë drejtuesve të mjeteve lundruese që ndalojnë lundrimin në det.

Drejtoria Portuale ka kërkuar që të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit që ndodhen në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit për arsye sigurie të mos dalin në det.

Njoftimi:

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike dhe në interes të sigurisë së lundrimit, vendoset ndalimi i lundrimit për ditën e nesërme 24-07-2026 për të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit që ndodhen në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit.

Të gjithë pronarët, operatorët dhe kapitenët e mjeteve lundruese janë të detyruar të respektojnë këtë urdhër dhe të mos kryejnë lundrim deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›