E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbyllet projekti për eliminimin e përmbytjeve në Maliq, rrit edhe sipërfaqen e ujitur

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Bashkia Maliq ka përmbyllur projektin “Rehabilitim i Ushqyesit Vërçun-Podgorie” 11.5 km.

Lajmin e dha sot ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili u shpreh se ky shembull suksesi vjen në ditët e fundit të thirrjes adresuar njësive vendore për projektet e mbrojtjes civile.

Projekti i financuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, eliminon përmbytjet dhe rrit sipërfaqen e ujitur në Fushën e Maliqit me mbi 500 Ha tokë bujqësore të zonave Vreshtas e Pirg të Bashkisë Maliq.

Nëpërmjet aplikimit që bashkitë mund të bëjnë në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes për projektet në infrastrukturë, rikonstruksionin e digave dhe mjete e ura “Bailey”, ulet në mënyrë të ndjeshme rreziku në rastet e emergjencave civile.

Aplikimi i njësive vendore për fondin e Mbrojtjes Civile mund të kryhet nëpërmjet faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://www.mod.gov.al/…/6795-mbrojtja-civile-akmc… e-mail: Projektet.Vendore@AKMC.gov.al.

 /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›