Përmbyset autobusi Shkodër- Tiranë, 1 i vdekur
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër – Lezhë. Mësohet se autobusi me pasagjerë me targa 6408 J është përmbysur dhe ka rënë në një kanal duke lënë të vdekur një person me emrin Dashamir Media, 40 vjeç dhe duke plagosur 6 të tjerë. Policia ben te ditur se viktima ishte drejtuesi i motoçikletes ndersa te plagosurit pasagjere te autobuzit.Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mabë dhe autobusi ka qenë i linjës Shkodër- Lezhë. Sipas burimeve shoferi i autobusit është përpjekur të shmangë përplasjen me një motociklete e cila i ka prerë rrugën dhe ka devijuar. Devijimi ka qenë fatal dhe autobusi ka përfunduar në kanal. Policia e mbërritur në vendngjarje informon se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.