“Përpjekje të rrezikshme”, Rama dënon sulmin e dytë iranian ndaj Turqisë: Përshëndesim reagimin e shpejtë të NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në “X” lidhur me raketën e dytë iraniane që u ndal nga NATO teksa i drejtohej hapësirë së Turqisë, mesditën e sotme.
Sipas kreut të qeverisë, përpjekjet e regjimit iranian për të projektuar tensione dhe paqëndrueshmëri duke vazhduar sulmet kundër fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme.
LEXO EDHE: Lufta në Iran dhe raketat drejt Turqisë, Erdoğan: Kemi mobilizuar të gjitha njësitë
Ministria Turke e Mbrojtjes tha sot se një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor.
Në një deklaratë të ndarë në “X”, ministria tha se disa mbeturina nga municionet ranë në tokë të zbrazët në Gaziantep, duke shtuar se nuk ka patur viktima ose të plagosur.
Ministria shtoi se Turqia i kushton “rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal“, duke theksuar se “të gjitha masat e nevojshme do të merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”.