E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, arrestohet shoferja në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet i drejtuar nga shtetasja Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës.

Viktima, R. B., po lëvizte me biçikletë dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesen e mjetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas njoftimit nga blutë e Durrësit,  qytetari me iniciale R. B., 69 vjeç, ka humbur jetën në spital.

“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital’, sqaron policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›