E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje me tone të ashpra në PD/ Çfarë ndodhi mes Nokës dhe demokratëve të Krujës dhe Fushë Krujës

Përplasje me tone të ashpra në selinë e partisë Demokratike, mes Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe dy drejtues degësh, raportojnë burime për Fax News.

Bëhet fjalë për drejtuesit e degës së PD në Fushë Krujë dhe Krujë, të cilët kanë shkuar të kërkojnë sqarim nga Noka pasi kundështojnë shkrirjen e dy degëve në një të vetme.

Në takim kanë qenë të pranishëm rreth 60 persona, të cilët pasi nuk janë marrë vesh me numrin dy të selisë blu kanë kërkuar takim me kreun e PD, Sali Berisha.

Fax News mëson gjithashtu se, degët e PD në Krujë dhe Fushë Krujë do të ndërmarrin edhe një peticion nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh.

Përplasjet me tone të ashpra janë dëgjuar edhe jashtë dyerve të PD.

Përplasja ka ndodhur pak para se të mblidheshin koordinatorët dhe drejtuesit politikë të PD në rrethe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›