E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë kërcënimet e Donald Trump për Iranin/ A do të jetë “dërgimi në Ferr” i fundit?

Presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të dalë me një deklaratë mbi situatën në Iran dhe Lindjen e Mesme gjatë eventit vjetor të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë.

Të dielën, ai publikoi një tjetër paralajmërim në një seri kërcënimesh, duke deklaruar se do të godasë infrastrukturën civile në Iran nëse vendi nuk rihap Ngushticën e Hormuzit deri më 6 prill.

Megjithatë, afatet e vendosura prej tij kanë ndryshuar disa herë gjatë zhvillimit të konfliktit. Ja një përmbledhje e tyre:

Afati 1: Më 21 mars, Trump deklaroi se do të “godiste dhe shkatërronte” centralet energjetike, duke nisur nga më të mëdhatë, nëse Irani nuk rihapte rrugën ujore brenda 48 orësh.

Afati 2: Dy ditë më vonë, ai tha se kishte pasur “bisedime shumë të mira dhe produktive” mes palëve dhe shtyu sulmet ndaj infrastrukturës energjetike për pesë ditë.

Afati 3: Më 27 mars, Trump njoftoi një tjetër shtyrje prej 10 ditësh, “sipas një kërkese të qeverisë iraniane”, duke e çuar afatin në 6 prill.

Paralajmërimi 48-orësh: Të premten, ndërsa afrohej afati i 6 prillit, ai paralajmëroi se Irani kishte “48 orë” përpara se të shpërthente “ferri”.

Kërcënimi i fundit: Në një postim të dielën, i shoqëruar me gjuhë të ashpër, Trump e përsëriti këtë paralajmërim, duke deklaruar se “e marta do të jetë dita e centraleve energjetike dhe e urave”. Në një postim të mëvonshëm, ai specifikoi: “E martë, ora 20:00 sipas kohës lindore”.

Pritet që deklarata e tij e radhës të sjellë zhvillime të reja mbi këtë situatë të tensionuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›