E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë e Policisë prej 2005, komisarja Enkela Deraj vlerësohet me Certifikatën e Karrierës

TIRANË, 5 shkurt /ATSh/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vlerësoi me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, për arritjet, sfidat dhe përkushtimin në detyrë, Komisare Enkela Deraj, shefe e Seksionit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve në Njësinë për Kufirin dhe Migracionin “Delta Forcë” Vlorë.

Enkela, me një karrierë të gjatë në Polici që prej vitit 2005, e sprovuar me sfida e vështirësi në disa fusha të shërbimit në Polici, është kthyer në një shembull të mirë dhe frymëzues për të gjitha gratë dhe vajzat në Policinë e Shtetit.

Pjesë e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, ajo kontribuon në mënyrë të vazhdueshme për mbështetjen dhe inkurajimin e kolegeve.

1 nga 2

/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›