E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfet me premtimin për të ndryshuar masën e sigurisë, GJKKO një vit burg ish-shefit të Krimeve në Tiranë

TIRANË, 5 shkurt /ATSh/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot Erjon Danin, Musa Gjikolën dhe Vilson Roçin, të akuzuar se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund të ushtronin ndikim të funksionarët e drejtësisë për të ndryshuar masat e sigurisë.

Sipas GJKKO, ish-shefi i Krimeve në Tiranë, Erjon Dani u shpall fajtor për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, u dënua përfundimisht me një 1 vit burg.

Musa Gjikola gjithashtu u dënua për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në 2 episode dhe u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, u dënua përfundimisht me një 1 vit burg.

Vilson Roçi u shpall fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, ulet në 1 vit.

/m.q/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›