E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset 26-vjeçari në Shkodër, policia shpall në kërkim autorin e ngjarjes

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë pas një konflikti me një biznesmen në Shkodër pak pas mesnate.

Autori Paulin Fusha, biznesmen në Shkodër, është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që i riu Jozef Çeka ndodhet  në spital jashtë rrezikut për jetën, me një plagë të lehtë.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe forcat e policisë vijojnë punën për arrestimin e tij.

Paulin Fusha rezulton me precedentë penalë edhe në të kaluarën, pasi është arrestuar në vitin 2013 gjatë një operacioni antidrogë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›