E Diel, 1 Nëntor 2026

Evakuohen shqiptarët nga Izraeli, ministria e Jashtme: Ndjekim me vëmendje çdo rast të qytetarëve tanë

Ministria e Jashtme njoftoi këtë të hënë se 4 shqiptarë të tjerë janë evakuar nga Izraeli. Ata ndodheshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare.

“Falenderojmë autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe ambasadën austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadatat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.

Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona”, u shpreh ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Disa ditë më parë, përmes Egjiptit, u evakuuan pesë shqiptarë të tjerë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›