E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap në flagrancë me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Polici e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili u kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Në pranga ra shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›