Plagoset me armë zjarri kryeministri sllovak, Robert Fico, arrestohet autori

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u plagos nga të shtënat me armë dhe u dërgua në spital, raportojnë mediat lokale. Stacionit televiziv TA3 njofton se 59 vjeçari Fico u qëllua në stomak. Ngjarja ndodhi jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, ku kryeministri po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij.
“Nënkryetari i parlamentit, Lubos Blaha konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare dhe shtyu mbledhjen deri në një njoftim të dytë,” tha agjencia sllovake e lajmeve TASR.
Presidentja Zuzana Caputova e dënoi atë që e cilësoi “një sulm të pamëshirshëm” ndaj kryeministrit.
“Jam e tronditur,” tha zonja Caputova. “I uroj Robert Ficos shumë forcë në këtë moment kritik dhe rikuperim të shpejtë nga ky sulm.”
Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
/rtsh.al/