Binaj: Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, dhe i mbështetur nga partitë opozitare, përgjatë këtyre ditëve ka zhvilluar takime me qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen për kryeqytetin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj është ndalur tek problematikat në kryeqytet, konkretisht tek trafiku.
Sipas Binajt “çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë”.
“Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë ato 15 ditë mund t’i kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”, theksoi Binaj.
/m.q/r.e/a.f/