E Martë, 3 Nëntor 2026

Pogradec, masa për administrimin e sezonit veror

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Sot në Pogradec u zhvillua një takim i drejtuesve të institucioneve vendore ku u trajtua administrimi i sezonit turistik në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, masat e marra për administrimin e emergjencave civile verore dhe kontrolli vigjilent nga strukturat ligjzbatuese për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole si edhe nënprefekti Luan Maxhari.

“Puna e stafeve respektive të çdo institucioni nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe angazhim civil e publik me përgjegjësi nga çdo punonjës shtetëror, duke patur si objektiv kryesor përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit ndaj qytetarëve”, u shpreh prefekti i Korçës, Jole.

Pogradeci është porta hyrëse e flukseve turistike në qarkun e Korçës, që gjithmonë e më shumë mirëpret turistë vendas e të huaj.

Prefekti ia atribuoi këtë rritje të vizitueshmërisë së Pogradecit, punës transformuese të bashkisë me mbështetjen e pandërprerë të institucioneve qendrore.

1 nga 9

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›