E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia Rrugore e Tiranës: 21 shoferë nën hetim, 60 makina të bllokuara gjatë javës

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje që cenon rendin, sigurinë dhe funksionimin normal të qarkullimit rrugor.

Policia njoftoi se “në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas: 21 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht, për parkim të gabuar në rrugë apo në korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, korsitë e transportit publik dhe stacionet e autobusëve; 60 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës; 45 shtetas janë arrestuar/ proceduar për vepra të ndryshme penale”.

Policia Rrugore do të vijojë me kontrolle intensive dhe pa asnjë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, me synimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të hapësirave publike, si një domosdoshmëri për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›