E Hënë, 2 Nëntor 2026

Furnizim pa ndërprerje me energji gjatë sezonit turistik, Dalipi: Mbi 1 mijë punonjës në terren

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka marrë masa të shtuara për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë sezonit turistik.

Administratori i OSSH-së, Blendian Dalipi bën të ditur se aktualisht, 1065 punonjës, të ndarë në grupe operacionale në të gjitha rajonet, janë angazhuar në terren për të ndërhyrë menjëherë në rast të çdo defekti apo problematike në rrjet.

Ai u bëri thirrje abonentëve që në rast të defekteve në rrjet ose ndërprerjes së furnizimit, të kontaktojnë përmes numrave të publikuar online për aktivizimin e ekipeve të terrenit.

/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›