Rama: Pikturë në lëvizje e rrugës Shëngjin–Velipojë

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Rruga Shëngjin-Velipojë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë për pamjet e bukura që ofron, ndërsa përbën një nga akset më panoramike të vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje panoramike me perëndimin e diellit nga rruga e re, e cila lidh dy zonat bregdetare Shëngjin dhe Velipojë.
“Mbrëmje të paqtë me këtë pikturë në lëvizje të rrugës Shëngjin–Velipojë”, shkruan Rama.
Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Kjo rrugë lidh dy qendrat kryesore turistike.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.
1 nga 3/k.s/j.p/