Policia e Lezhës me njoftim: Bllokohet përkohësisht qarkullimi në autostradën A1, në Fushë Mamurras, sot në orën 12:00

Policia Rrugore e Lezhës njofton se ditën e sotme, në orën 12:00, do të bllokohet për rreth 15 minuta qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet e autostradës A1, në segmentin pranë Fushë Mamurrasit.
Ky bllokim vjen si pasojë e ndërhyrjes së personelit teknik për riparimin e një linje të energjisë elektrike, e cila është dëmtuar si pasojë e motiveve atmosferike, veçanërisht erërave të forta.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve dhe i fton ata të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të policisë, si dhe të ndjekin devijimet e përkohshme të trafikut, për të garantuar sigurinë e të gjithëve.
Autoritetet sigurojnë se pas përfundimit të punimeve, qarkullimi do të rikthehet normalisht.
/vizionplus.tv