E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Ndryshime në qeveri, Miriam Shyti emërohet zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj i Financave

Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së djeshme ka miratuar një sërë ndryshimesh në përbërjen e institucioneve.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Miriam Shyti është emëruar  zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, është liruar nga kjo detyrë.

Yzeiraj është emëruar zëvendësministër i Financave.

Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, është liruar nga kjo detyrë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›