E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Shtetit: Pritet sot ekstradimi nga Dubai i Durim Bamit

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi se sot pritet ekstradimi nga Dubai në Shqipëri i shtetasit të shumëkërkuar Durim Bami, 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Autoritetet bëjnë me dije se, pas mbërritjes së tij në vend, do të ketë një njoftim të plotë për median lidhur me detajet e mëtejshme të çështjes.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›