E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policia e Shtetit monitorim në kohë reale të situatës për procesin zgjedhor

TIRANË, 11 maj /ATSH/ 5318 punonjës policie janë angazhuar për të garantuar sigurinë në 93 KZAZ dhe në 5225 Qendra Votimi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Shërbimet e Policisë së Shtetit të planëzuara me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë vendin nga dita e djeshme, 10.05.2025, ora 18:00.

Sipas njoftimit të Policisë, ky shërbim ka vijuar  pa ndërprerje deri në mëngjesin e sotëm kur nisin punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe ato Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Në njoftim thuhet se “në funksion të kësaj, janë planëzuar gjithsej 5318 punonjës policie, të cilët janë angazhuar për të garantuar sigurinë në 93 KZAZ dhe në 5225 Qendra Votimi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur Grupi Qendror i Drejtimit dhe Monitorimit, i cili është në kontakt të vazhdueshëm dhe koordinim të plotë me 12 grupet e drejtimit të ngritura në çdo Drejtori Vendore të Policisë. Këto struktura monitorojnë në kohë reale situatën që u raportohet nga strukturat në terren, ndjekin zbatimin e detyrave operacionale dhe përpunojnë informacionin, për të garantuar transparencë të plotë.

Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur me profesionalizëm dhe integritet detyrat e përcaktuara në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Kodin Zgjedhor.

Policia e Shtetit e shpërndarë në Qendrat e Votimit në të gjithë vendin 1 nga 17

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›