Spiropali: Sot është dita e shqiptarëve, të tregojmë që jemi evropianë në standarde

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u bëri thirrje sot qytetarëve shqiptarë që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor të 11 majit.
Spiropali votoi në sot në mëngjes në Qendrën e Votimit te “Parku Olimpik” në Tiranë.
Në një prononcim për mediet, Spiropali u shpreh se: “Sot, është dita e qytetarëve shqiptarë, sot është dita e shtetit, e kombit, sot është dita e Shqipërisë. U bëj thirrje të gjithëve, të votojnë me qytetari ashtu edhe siç është zhvilluar fushata zgjedhore”.
Kryeparlamentarja theksoi se në këtë ditë duhet të tregojmë që jemi evropianë me ideale, me zemër, por edhe në standarde.
“Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do jetë e ardhmja jonë”, përfundoi Spiropali.