E Hënë, 2 Nëntor 2026

Porti i Durrësit, përpunohen 6 anije me mbi 15 mijë tonë mallra

TIRNË, 24 shtator/ATSH/ Në portin e Durrësit vijon me ritme të larta përpunimi i anijeve tregtare me mallra të ndryshme.

Autoriteti Portual Durrës Autoriteti Portual Durrës njoftoi se sot po përpunohen 6 anije tregtare, të cilat transportojnë çimento dhe hekur.

Sipas të dhënave zyrtare, në kalatat portuale po përpunohen aktualisht 4 anije, me gjithsej 12 462 tonë mallra dhe 2900 njësi kontejnerike.

Ndërkohë, në radën portuale ndodhen 3 anije të tjera, që mbartin 3200 tonë mallra dhe 345 njësi kontejnerike.

Në total, dita e sotme shënon përpunimin e afro 15 662 tonë mallrash dhe 3245 kontejnerësh, duke reflektuar një volum të lartë ngarkese dhe një fluks të qëndrueshëm të operacioneve në portin më të madh të vendit.

Me kapacitete në zgjerim dhe përmirësim të infrastrukturës, Porti i Durrësit po vazhdon të rrisë standardet e shërbimit dhe të tërheqë gjithnjë e më shumë flukse tregtare ndërkombëtare. /k.s/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›