E Martë, 3 Nëntor 2026

Prej dy ditësh në spitalin e Traumës pasi u dhunua në rrugë, Ulsi Manja viziton avokatin Sokol Mëngjesi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka vizituar ditën e sotme në Spitalin e Traumës, avokatin Sokol Mëngjesi, ku ai ndodhet i shtruar që prej ditës së martë, pasi u dhunua barbarisht.

Pavarësisht akuzave politike të opozitës se sulmi ndaj avokatit Mëngjesi ishte politik, hetimet dhe më pas arrestimi i njërit prej autorëve dhe porositësit, vërtetuan të kundërtën.

Autorë të sulmit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia. Ky i fundit u vetëdorëzua në polici para dy ditësh.

Ai ka pranuar para hetuesve që ata e kishin planifikuar sulmin.

Alia ka deklaruar se e kishin ndjekur avokatin dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me agresorët e tjerë për lëvizjet e tij.

I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën.

Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

Ngjarja ndodhi në ambientet e kopshtit nr.31 në zonën e ish Bllokut, ku Mëngjesi po çonte djalin e vogël, ditën e djeshme, 29 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›