E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama shtyn takimin me shqiptarët në Britani, kjo është arsyeja

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë takimin e planifikuar me shqiptarët e Britanisë, i cili ishte planifikuar në 9 qershor në Londër.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se takimi i parashikuar të zhvillohej këtë të diel në Londër në 9 qershor është anuluar, për shkak të zgjedhjeve në Britani.

Sipas të njëjtave burime takimi i kryeministrit Rama me shqiptarët në Britani do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 4 Korrikut.

Kujtojmë që kryeministri Rama e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.

Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›