E Martë, 3 Nëntor 2026

“Presidenca e Biden e vështirë”, Demiraj: Tërheqja ishte gjëja e duhur për t’u bërë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH-24 ish-ministri I Brendshëm Dritan Demiraj  ka komentuar tërheqjen nga gara e Presidentit Joe Biden për një tjetër mandat në Shtëpinë e Bardhë por dhe atentatin e bërë ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

Sipas tij, Presidenti Biden bëri shumë mirë që u tërhoq nga gara për Shtëpinë e Bardhë, arsyetuara për shkak të moshës apo pamundësisë së tij për të qenë në lartësinë e duhur për një tjetër mandat tjetër. Tërheqja ishte gjëja e duhur për t’u bërë.

“Pavarësisht aktivitetit të tij të jashtëzakonshëm në më shumë se katër dekada në Senat, si Zv. President dhe së fundmi President i SHBA-së, vjen një moment që ai e kuptoj që duhet të tërhiqej dhe për shkak të moshës.”

Ndaj tha ai, Presidenti Biden përveç shumë gjerave të mira që ka bërë në detyrë si President i SHBA-së por dhe në pozicionet e mëparshme , duhet vlerësuar për shumë gjera të mira dhe pozitive që ka bërë për Kosovën dhe Shqipërinë duke i dhënë një mbështetjen të jashtëzakonshme.

Duke analizuar rolin e Presidencës së z. Biden, ish-gjenerali Demiraj tha se,“ ka qenë një presidencë e vështirë , në mënyrë të veçantë për shkak të provokimit dhe pushtimit të paligjshëm, të paprecedent por dhe kriminal në 24 shkurt 2022 kur Presidenti Putin dha urdhër për të pushtuar Ukrainën”

“Ndërsa nga ana tjetër, duket qartë se disa drejtues shtetesh kanë krijuar një bosht duke kërcënuar Rendin Botërore, duke e çuar botën multipolare”.

Në këtë drejtim tha Demiraj, Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken janë përballur me kundërshtime në të gjithë organizatat nga ky bosht i ri politik.

Në këto argumente, Demiraj tha që në mënyrë të veçantë viti i fundit ka qenë një vit shumë i vështirë për Presidentin Biden edhe për shkak të ndihmës të paprecedent që ka dhënë për Izraelin.

Sipas tij, kjo gjë e ka dëmtuar jashtë mase administratën e presidentit Biden.

Gjithashtu Demiraj u ndal dhe në kandidaturën e Zv. Presidentes Kamala Harris për të vazhduar garën për Shtëpinë e Bardhë.

Ish-ministri i Brendshëm tha se është një kandidaturë që po surprizën këro që po ndjek situtatën politike në SHBA.

“Ajo që ka ndodhur dje , vazhdon Demiraj, vetëm 48 orë pas shpalljes së kandidaturës të saj, ka thyer sondazhet dhe për herë të parë Demokratën kanë kaluar kandidatin tjetër, ish-Presidnetin Donald Trump”.

Koloneli Dritan Demiraj ka folur dhe për atentatin që iu bë Donald Trump nga një 20-vjeçar në një tubim elektoral duke u ndalur te disa detaje konkrete nga ky atentat, duke theksuar se mbrojtja nuk ishte siç duhet.

Sipas Demirajt, perimetri i sigurisë nuk ishte i kontrolluar dhe atentatorit iu dha kohë mjaftueshëm që të qëllonte, pasi kishte ndërruar 3-4 herë vend.

Të gjithë personalitet e nivelit kryeministër apo president, kanë një rreth sigurie që përbëhet prej disa nivelesh dhe në mbështetje të tyre janë FBI dhe ato që janë të rëndësishme janë grupet e snajperëve.

“Sipas personave që kanë qene prezent Tomas ka ndërruar në 3-4 raste vend. Një element tjetër që vlen të theksohet është aftësia për ta mbrojtur Trump, nga ana sasiore, sasia e personave të vendosur në vende të parëndësishme”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›