E Martë, 3 Nëntor 2026

Qeveria i propozon Kuvendit kandidaturën e Besnik Dervishit për Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Këshilli i Ministrave i propozoi të mërkurën Kuvendit kandidaturën e Besnik Dervishit për Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Dervishi është kontribues në reformën e legjislacionit vendas për të drejtën për informim dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, në drejtim edhe të përafrimit të tyre me kuadrin e Bashkimit Evropian dhe aktet ndërkombëtare.

Ai është angazhuar edhe në mësimdhënie në sistemin e arsimit të lartë, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike dhe Shkollën e Magjistraturës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›