E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bajram Begaj uron Ditën e Verës: Gëzim dhe begati për çdo familje shqiptare

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Presidenti Bajram Begaj, shpreh urimet më të ngrohta për Ditën e Verës.

Presidenti thekson rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe vlerave kulturore, duke i frymëzuar qytetarët të festojnë këtë ditë me gëzim dhe optimizëm.

“Gëzuar Ditën e Verës! Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë.

Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familjeje shqiptare!”, shkruan Begaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›