Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit - ATSH -
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Jonathan Peled Kaynar, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.
Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.
Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
1 nga 2
/gj.m/r.e/a.f/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
