Presidenti Topi dekreton daljen në lirim të oficerit me gradë madhore.
DEKRET
PËR DALJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE
Në mbështetje të nenit 93, të pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8, të nenit 7 të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të gërmës “a”, të pikës 1, të nenit 11 të ligjit nr.9171, datë 22.01.2004 “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe të gërmës “c”, të pikës 3, të nenit 9 të ligjit nr.9047, datë 10.07.2003 “Për Shërbimin Ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D E K R E T O J
Neni 1
Gjeneral Brigade Astrit Fuat Jaupi, Komandant i Forcës Ajrore, lirohet nga kjo detyrë dhe del në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 5631
Tiranë, më 25.02.2008
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI