Presidenti Topi priti Ministren italiane të Shëndetësisë, Livia Turko.

19 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me Ministren e Shëndetësisë së Republikës së Italisë, Livia Turko dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Presidenti Topi, pasi vuri në pah marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera e shumëplanëshe që ekzistojnë mes dy vendeve tona, shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme dhe të çmuar të Italisë për Shqipërinë gjatë periudhës së tranzicionit për konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve të saj, si edhe për bashkëpunimin e vlefshëm politik, ekonomik, shëndetësor, kulturor, akademik, etj, duke theksuar edhe nevojën për një intensifikim të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Kreu i shtetit shqiptar kërkoi që Italia të shndërrohet në një promotore të përmbushjes së aspiratës së Shqipërisë për integrim në familjen e madhe europiane, ku do të luante një rol të rëndësishëm edhe përfundimi nga pala italiane i procedurave të ratifikimit të MSA-së që vendi ynë ka nënshkruar me Bashkimin Europian.
Presidenti Topi pasi bëri edhe një përshkrim të situatës politike në vend, ku vuri në pah nevojën për ekuilibrim të klimës politike, të zhvillimit të reformave thelbësore si ajo në gjyqësor dhe zgjedhore, theksoi edhe rolin moderues e të rëndësishëm të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar për qëndrueshmërinë në rajon, ku një vend të veçantë zë fitimi i statusit të pavarësisë së Kosovës, gjë që do t’i shërbente plotësimit të aspiratës integruese të të gjitha vendeve të Ballkanit.
Nga ana e saj, Ministria italiane e Shëndetësisë, Livia Turko shprehu interesimin e Italisë për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE, vlerësoi lart angazhimin tonë në procesin integrues si dhe përpjekjet për të konsoliduar institucionet demokratike, shtetin e së drejtës, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe rolin moderues të Shqipërisë për forcimin e qëndrueshmërisë në rajonin e Ballkanit.