Presidenti Topi dhe Presidenti Vujanoviç rikonfirmojnë qëndrimet për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë e Malit të Zi.

13 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi një vizitë pune njëditore në Malin e Zi, i ftuar nga Presidenti Filip Vujanoviç. Presidenti Topi është pritur dhe shoqëruar që në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe i ngarkuari me punë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, Sajmir Bala.
Kreu i shtetit pati takime të veçanta me kryetarët e partive parlamentare shqiptare në Malin e Zi, z. Mehmet Bardhi të Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, z. Ferhat Dinosha të Unionit Demokratik dhe z. Vasel Sinishta të Alternativës Shqiptare. Kryetarët e partive shqiptare e kanë njohur Presidentin Topi me përpjekjet e bëra për rritjen e rolit të shqiptarëve në Malin e Zi, në kuadër të ideve që përfaqëson secila parti.
Kreu i shtetit shqiptar i inkurajoi të tre përfaqësuesit politikë që të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin mes partive shqiptare për të shërbyer si ura komunikimi në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Malit të Zi, në funksion të aspiratave të përbashkëta integruese.
Më pas, Presidenti Topi zhvilloi një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në hotelin “Kulla e Balshajve” në Ulqin, që shërbeu si një impuls i ri për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, të cilat janë të përkushtuara për të afirmuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë si orientimin i përhershëm mes tyre.
Në një komunikatë të përbashkët për shtyp, Presidenti Topi dhe Presidenti Vujanoviç shprehën besimin se komunikimi i hapur mes qytetarëve të dy shteteve do të vazhdojë dhe se bashkëpunimi ekonomik duhet intensifikuar në të mirë të ekonomive respektive. Të dy Presidentët shprehën besimin se projekte të përbashkëta të dy vendeve do të zbatohen nëpërmjet mbështetjes dhe ndihmesës financiare të organizatave financiare ndërkombëtare dhe bankave, me synim vlerësimin e burimeve natyrore ekonomike, si një pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Malit të Zi, veçanërisht zona e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës dhe Lumi Bunë.
Presidenti Topi dhe Presidenti Vujanoviç shprehën bindjen e tyre për një bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve në proceset integruese në NATO dhe BE, si interesa strategjike të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ky takim pune ishte edhe një mundësi për të dy Presidentët për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet rajonale, duke përfshirë edhe çështjen e Kosovës, ku të dy vendet rishprehën qëndrimet e tyre të njohura publikisht mbi të ardhmen e saj.