Presidenti Topi takon dhe zhvillon bisedime me Presidentin e Sllovenisë, Danilo Tyrk.

2 maj 2008
Në kuadër të punimeve të Samitit të Ohrit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi takim të veçantë pune me Presidentin e Sllovenisë, Danilo Tyrk.
Në takimin me Presidentin slloven, Danilo Tyrk, Presidenti Topi vlerësoi kontributin që Sllovenia ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO. Kreu i shtetit vuri në dukje mundësitë që ekzistojnë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike, duke u nisur nga fakti që ekziston kuadri i nevojshëm ligjor për nxitjen e investimeve në Shqipëri, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si në transport, në sektorin e naftës dhe në atë energjetik etj. “Kësaj do t’i kontribuonte dhe lehtësimi i regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, pas vendimit të Komisionit Evropian”, - nënvizoi Presidenti i Republikës.
Kreu i shtetit shqiptar i transmetoi Presidentit slloven Danilo Tyrk dëshirën për të rritur e intensifikuar vizitat e niveleve të larta mes dy vendeve tona, duke e ftuar në këtë kuadër për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Nga ana e tij Presidenti slloven Tyrk pasi shprehu kënaqësinë për takimin dhe urimet më të mira për ftesën që Shqipëria mori nga Samiti i Bukureshtit për t’u anëtarësuar në NATO, theksoi se do të punojë në drejtim të promovimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe atij të biznesit, duke shprehur njëkohësisht edhe gatishmërinë për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri në të ardhmen e afërt.