E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi do të pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI.

5 dhjetor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi dhe dy vajzat e tyre, Nada dhe Etida, si edhe nga delegacioni zyrtar, në përbërjen e të cilit janë edhe pesë deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, u nis sot për në Vatikan, ku do pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI.

Kreu i shtetit shqiptar, gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore, përveç audiencës me Shenjtërinë e Tij, do të zhvillojë takime edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Bertone dhe me Imzot Palian e Komunitetit të Sant Exhidios.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›