Përshëndetje e Presidentit të Republikës, Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bamir Topi me rastin e 95 vjetorit të krijimit të F A shqiptare.

4 dhjetor 2007
E nderuar Zonja Kryetare e Kuvendit,
I nderuar Zoti Kryeministër,
Zoti Ministër i Mbrojtjes,
Zoti Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura,
Shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik,
Të nderuar Gjeneralë e Admiralë,
Të dashur oficerë, nënoficerë dhe ushtarë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Si President i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kam kënaqësinë që me rastin e 95-vjetorit të krijimit të FA të përshëndes të gjithë popullin shqiptar dhe në veçanti të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët duke i uruar nga zemra Gëzuar festën!
Vetëm pak ditë më parë në të gjithë vendin ne festuam me madhështi ditën e shpalljes së pavarësisë e cila mbart në vetvete edhe fillimin e krijimit e të zhvillimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ngritja nga qeveria e re e shtetit të porsalindur, e Ministrisë së Luftës vetëm 5 ditë më vonë, më 4 dhjetor 1912, tregon lidhjen e ngushtë dhe rëndësinë e madhe që kanë Forcat e Armatosura për funksionimin e një shteti.
Për këtë arsye si dhe për nevojat urgjente të mbrojtjes, një ndër detyrat e qeverisë së parë shqiptare ishte ngritja dhe zhvillimi i FA si garanti kryesor për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit, duke u ndërtuar mbi parametra bashkëkohorë. Që nga ajo kohë ka kaluar gati një shekull dhe gjatë kësaj periudhe Forcat e Armatosura janë zhvilluar duke i shërbyer interesave të vendit.
Gjatë gjithë historisë së tyre të lavdishme, Forcat e Armatosura u zhvilluan duke pasqyruar ndryshimet politike e gjeostrategjike të vendit e rajonit, duke mbartur kurdoherë në vetvete vlerat më kombëtare të traditës së popullit shqiptar. Jeta 95 vjeçare e kësaj Force ka padyshim në vetvete edhe ngjarjet madhore të krijimit të Shtabit Madhor të Ushtrisë, të krijimit të Komandës së Përgjithshme të Mbrojtjes Kombëtare e të krijimit të ushtrisë aktive, rezerviste e vullnetare, si dhe periudha të sakrificës për liri nga pushtuesi Nazifashist në Luftën e Dytë Botërore. Ne jemi krenarë që sot përkujtojmë bijtë e bijat më të mira, që me idealizmin e sakrificën e tyre sublime për çlirimin e vendit nga okupatorët e rreshtuan Shqipërinë në krah të Koalicionit Antifashist të kësaj lufte.
Për fat të keq ideali i tyre për një Shqipëri demokratike, pluraliste dhe të përparuar nuk u realizua gjatë periudhës së regjimit komunist. Gjatë kësaj kohe, Forcat e Armatosura vërtet përsosën strukturat, pajisjet dhe armatimin por u ideologjizuan duke pasqyruar politikën e kohës dhe konceptet e luftës së Ftohtë. Gjithësesi ato ishin garanci që mori përsipër për të siguruar paprekshmërinë e tërësisë territoriale dhe pavarësisë së vendit.
Në fillimin e viteve 90 dhe me vendosjen e sistemit pluralist demokratik, edhe Forcat e Armatosura iu nënshtruan një procesi të thellë reformash. Me kushtetutë u sanksionua kontrolli demokratik civil, e u bënë përmirësime e ndryshime konceptuale e strukturore të denja për një forcë ushtarake të një vendi demokratik. Kjo reformë dhe ky transformim është një proces i vazhdueshëm i juaji që do të bëjë të mundur që ju të përmbushni më së miri misionin kushtetues për ruajtjen e sigurisë e sovranitetit kombëtar, mbrojtjen e jetës së qytetarëve në rast katastrofash natyrore, si dhe kontributin për ruajtjen e paqes e të sigurisë në rajon e më gjerë.
Prania dhe kontributi i juaj në operacionet paqeruajtëse në Afganistan, në Bosnjë, në Irak e në Gjeorgji, si dhe operacionet për shpëtimin e jetës së qytetarëve në rast zjarresh, përmbytjesh nga uji, e bllokimit të infrastrukturës rrugore, përbën shembullin më të mirë të kryerjes së detyrës suaj fisnike në shërbim të atdheut.
Të nderuar ushtarakë, të nderuar pjesëmarrës,
Nga mbajtja e Samitit të radhës së Aleancës na ndajnë vetëm disa muaj. Ne jemi të ndërgjegjshëm se përparimi në Forcat e Armatosura është mjaft i dukshëm madje, po t’i referohem vlerësimeve të aleatëve, Forcat e Armatosura të Shqipërisë e kanë fituar tashmë statusin e të qenit anëtar të Aleancës, duke u sjellë e operuar si pjesë e saj.
Për këtë arsye, si President i Republikës dhe njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dëshiroj që nga kjo tribunë të përshëndes të gjithë ushtarakët shqiptarë e veçanërisht ata që janë në mision jashtë Atdheut, këta qytetarë me uniformë, që krahas operacioneve luftarake janë kthyer edhe në ambasadorë të Shqipërisë për të përcjellë mesazhet e paqes dhe të miqësisë, në interes të Detyrës, Nderit dhe Atdheut.
Duket se ky fillim shekulli do të mbartë me vehte dhe përmbushjen e aspiratës gati një shekullore të popullit shqiptar. Kosova me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian duket se është në rrugën e saj për të fituar pavarësinë, ndërsa Shqipëria është më pranë se kurrë marrjes së ftesës për anëtarësim në Aleancën më të madhe demokratike që ka njohur njerëzimi që nga krijimi i tij.
Duke përfunduar më lejoni edhe njëherë t’ju uroj:
Gëzuar festën e 95 vjetorit të Forcave të Armatosura, e suksese në plotësimin e objektivave tona madhore kombëtare!
Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve të kombit shqiptar!
Rrofshin Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë!
Rroftë Shqipëria!