Presidenti Topi uron Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe me rastin e Festës Kombëtare.
2 dhjetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij, Sheikh Khalifa Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin ndër të tjera shkruhet: “Më lejoni që, në kuadrin e marrëdhënieve të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona, të nënvizoj angazhimin e vendit tim në zhvillimin e tyre të mëtejshëm, si dhe në vazhdimësinë e bashkëpunimit, në dobi të dy popujve tanë”.