Presidenti Topi falenderon Emirin e Kuvajtit.
10 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh falenderimi Emirit të Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah për ndihmën dhënë për familjet e prekura nga tragjedia e Gërdecit.
“Më lejoni që, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të përzemërta për ndjeshmërinë e lartë e solidaritetin njerëzor për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tragjedia e Gërdecit!
Ne vlerësojmë dhe çmojmë lart mbështetjen Tuaj në këto momente të vështira për vendin tim, si tregues i qartë i marrëdhënieve të konsoliduara të miqësisë midis Shqipërisë dhe Kuvajtit, dhe shpreh bindjen time në intensifikimin e tyre të mëtejshëm, në dobi të dy popujve tanë.
Duke Ju falënderuar edhe një herë për kontributin Tuaj të lartë, si dhe duke Ju siguruar për ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, Lartësia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.