Presidenti Topi jep pritje shtetërore për festimin e ftesës marrë nga Shqipëria për t’u anëtarësuar në NATO.

11 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka organizuar sot në Pallatin e Brigadave një pritje shtetërore për të festuar ftesën që mori Shqipëria nga Samiti i Bukureshtit për t’u bërë antare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në pritje ishin ftuar të merrnin pjesë drejtuesit e lartë të të gjitha institucioneve në vend, kryetarët e partive politike, deputetë të pozitës e opozitës, ish-Presidentë, ish Kryeministra, personalitete të jetës akademike e kulturore, të medias etj.
Pritja e organizuar nga Kryetari i Shtetit synon të vlerësojë kontributin e gjithësecilit për këtë arritje historike të vendit tonë si dhe angazhimin e përbashkët të gjithë klasës politike dhe shoqërisë shqiptare për të përmbushur reformat e kërkuara për finalizimin me sukses të rrugëtimit që Shqipëria po vijon me vendosmëri drejt familjes euroatlantike.