Presidenti Topi viziton kardiokirurgun Ali Refatllari në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza”.
11 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu vizitoi sot pasdite në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ali Refatllari kardiokirurgun e shtruar në reanimacion si pasojë e një plagosjeje.
Kreu i shtetit u interesua për gjendjen shëndetësore të Dr. Refatllarit, duke u informuar nga Drejtori i QSUT-së, Mati Pepa, nga Shefi i Kirurgjisë, Edmond Kapedani dhe Dr. Myftar Barbullushi rreth shëndetit të mjekut kardiokirurg, nga të cilët u sigurua se jeta e tij është jashtë rrezikut dhe se kujdesi do të jetë maksimal.
Presidenti Topi u përshëndet për pak çaste me mjekun e njohur, i cili sapo kishte dalë nga gjendja e narkozës, duke i uruar atij shërim të shpejtë.