E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi vijon të marrë mesazhe ngushëllimi për tragjedinë në fshatin Gërdec në Vorë.

18 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi vijon të marrë mesazhe ngushëllimi për tragjedinë, si pasojë e shpërthimeve në fshatin Gërdec në Vorë, në të cilat shprehet dhimbja dhe ngushëllimet më të sinqerta për popullin shqiptar dhe familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Me mesazh ngushëllimi Kryetarit të Shtetit i janë drejtuar Përfaqësuesi i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Lejtnant, Havier de Marnak, Nënkryetari i Parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Partia “Alternativa Shqiptare” e Tuzit, në Mal të Zi, Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, në Mal të Zi, Amir Hollaj, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Finlandë, Liliana Verdha etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›