E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i shpreh ngushëllimet familjarëve të Profesor Ramadan Sokolit, për ndarjen e tij nga jeta.

11 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të Profesor Ramadan Sokolit, i cili u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.

"Të dashur familjarë të Profesor Ramadanit,

Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Profesor Ramadan Sokolit, njeriut që gjithë jetën dhe veprën e tij ia përkushtoi përmbushjes së misionit fisnik e patriotik të promovimit të kulturës dhe traditës së kombit shqiptar.

Kjo figurë e shquar dhe me vlera unikale në hulumtimin dhe studimin e tërësishëm të folklorit dhe krijimtarisë së personaliteteve të spikatura të kulturës shqiptare përçoi tek lexuesit dhe studiuesit e kësaj fushe, me profesionalizëm edhe ndjenjë, karakteristikat më jetësore dhe të përjetësishme të traditës, artit dhe kulturës shqiptare.

Me humbjen e Profesor Ramadanit shkenca e etnografisë dhe e albanologjisë humbi një ndër korifejtë e saj, kolegët një ndër pikat kryesore të referimit akademik dhe njerëzor dhe familja njeriun e shtrenjtë.

Ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!", - thuhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›