E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr mesazh solidarizimi dhe mbështetjeje nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

16 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ngushëllimet më të sinqerta për ngjarjen në fshatin Gërdec.

Presidenti Vujanoviç ka shprehur mbështetjen dhe vullnetin e Malit të Zi për të ndihmuar familjet shqiptare, që u dëmtuan nga shpërthimet, si dhe gatishmërinë për të pritur pacientët dhe për t’i kuruar pranë spitaleve të Malit të Zi, si edhe për të dërguar ndihma.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›