E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr mesazh ngushëllimi dhe mbështetjeje nga Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias.

16 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh ngushëllimi dhe mbështetjeje nga Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias në të cilin thuhet:

“Do të dëshiroja që në emër të popullit grek dhe në emrin tim personal t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit mik shqiptar si edhe juve për aksidentin tragjik që kushtoi humbjen e kaq jetëve njerëzish dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Në këtë moment të vështirë, vendi im ju gjendet përkrah duke ofruar potencialin e vet njerëzor dhe infrastrukturën që ka në dispozicion që të qëndrojë solidar në përpjekjet që bëjnë autoritetet shqiptare për mbylljen e plagëve të kësaj fatkeqësie”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›