Presidenti Topi nderon kujtimin e martirëve dhe heronjve të Holokaustit.

15 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi vizitoi sot Muzeun e ri të Jad Vashemit në Jerusalem duke nderuar dhe përkujtuar kujtimin e martirëve dhe heronjve të Holokaustit.
Kreu i shtetit shqiptar, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar vizitoi pavionet e Memorialit të Jad Vashemit, që shërben si një kujtim i pashlyeshëm për për vuajtjet e tmerrshme të hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi mori pjesë në një ceremoni të veçantë përkujtimore dhe vendosi një kurorë në shenjë nderimi dhe respekti për martirët dhe heronjtë e Holokaustit, emrat dhe fotot e të cilëve janë ekspozuar në Sallën e Emrave, një strukturë e madhe konike e ndërtuar rishtazi.
Disa nga kthinat e vogla u janë dedikuar partizanëve hebrenj si dhe njerëzve me kombësi të tjera, që rrezikuan jetët e tyre për të strehuar e mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këta heronj nderohen me titullin fisnik “Të drejtët mes kombeve”. Presidenti Topi u ndal në murin ku janë gdhendur emrat e të gjithë shqiptarëve dhe familjeve të tyre që kanë strehuar dhe shpëtuar hebrenj dhe la një shënim në Librin e Përshtypjeve të Muzeut të ri të Jad Vashemit.
Kombi shqiptar njihet botërisht si një komb që i strehoi dhe mbrojti hebrenjtë gjatë Holokaustit duke bërë që numri i hebrenjve në Shqipëri pas përfundimit të Luftës të ishte më i madh se sa ai para fillimit të kësaj tragjedie njerëzore.
* * *
Presidenti Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, gjatë ditës së dytë të vizitës në Izrael, kanë marrë pjesë në një sërë aktivitetesh kremtuese për 60-vjetorin e krijimit të shtetit izraelit dhe kanë vizituar disa pika dhe vende të rëndësishme historike.
Presidenti Topi së bashku me zonjën Topi ishin të pranishëm në pritjen e dhënë nga Presidenti i Izraelit, Shimon Peres dhe më pas, në veprimtarinë e veçantë që kremtonte 60 vjet miqësi mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, ku i ftuari i nderit ishte Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush.
Po dje Kreu i shtetit ka vizituar fortesën e Masadës, simbolit shekullor të rezistencës dhe vetëflijimit për liri të kombit hebre si edhe Detin e Vdekur, një nga vendet më interesante natyrore të Izraelit, Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, Kishën e kryqëzimit të Krishtit, Murin Perëndimor, i cili rrethonte dikur Tempullin e Shenjtë dhe lagjet e të krishterëve, myslimanëve dhe hebrenjve.