E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon zonjën Ailin Kreithorn për humbjen tragjike të djalit të saj, Eduard.

26 shkurt 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi nënës dhe familjarëve të Eduard Kreithornit, i cili humbi jetën tragjikisht.

“E nderuara zonja Kreithorn,

Me shumë hidhërim mësova per humbjen tragjike të djalit tuaj.

Në këto momente të vështira për ju dhe familjen tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të thella dhe të sinqerta!

Tejet i shokuar nga kjo ngjarje, ju siguroj se drejtësia shqiptare do të godasë pa mëshirë autorët e kësaj vepre makabër, e cila nuk pasqyron aspak vlerat e lashta të dashurisë, mirësjelljes dhe mikpritjes së popullit shqiptar ndaj mysafirëve të një vendi tjetër!” – theksohet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›