Presidenti Topi: Rritja e bashkëpunimit institucional dhe individual, nevojë jetësore për të ardhmen e Shqipërisë e Kosovës.

25 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot paradite kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi dhe dy anëtarët e kryesisë së Parlamentit, Sabri Hamiti dhe Xhavit Haliti që e shoqëronin gjatë vizitës në vendin tonë.
Presidenti Topi u ka përcjellë edhe personalisht mysafirëve nga Kosova, urimet më të përzemërta për Pavarësinë e Kosovës, si një përjetim historik që është përcjellë me të njëjtat emocione të forta edhe në Shqipëri. Kryetari i shtetit është shprehur se e ka ende të freskët përjetimin e vizitës së realizuar në Kosovë në fund të muajit janar dhe mikpritjen e dashurinë vëllazërore të popullit e institucioneve të Kosovës të cilat e shoqëruan gjatë tre ditëve të qëndrimit të tij atje.
Presidenti Topi ka vënë në dukje se tashmë eshtë në detyrimin e të gjithëve, që opinioni botëror të furnizohet me argumentet e natyrshme të cilat do t’i shërbejnë vijimit të procesit të njohjes së shtetit të Kosovës nga të gjitha vendet, si shteti më i ri në botë.
Kryetari i shtetit ka përsëritur qëndrimin se reagimet në Beograd janë të papranueshme.”Moderacioni i klasës politike në Kosovë është ajo që vlerësohet më shumë në gjithë këtë proces”, – ka nënvizuar Presidenti Topi duke shprehur besimin se retorikat e Rusisë e Beogradit do vijnë duke u sfumuar pasi shkëputja e Kosovës ka nisur që në vitin 1999. Duke patur parasysh ndjeshmërinë ë SHBA, por edhe të vendeve të BE e me gjërë, Presidenti Topi ka shprehur besimin se Kosovën e pret një e ardhme e shkëlqyer.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Krasniqi duke vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme të të gjitha institucioneve shqiptare në funksion të kurorëzimit të pavarësisë sidomos në sferën e diplamacisë ka vërejtur se Kosova ka ende nevojë për ndihmën e Shqipërisë në fazën e forcimit të shtetit të ri.
Presidenti Topi ka ofruar gatishmërinë maksimale të të gjitha institucioneve por dhe atë personale se Shqipëria do mbetet e përkushtuar për çështjen e Kosovës. Në këtë fazë ka vërejtur Kryetari i shtetit është jetësore rritja e komunikimit dhe e bashkëpunimit institucional e individual në të gjitha fushat për të krijuar terrenin e duhur për ecjen përpara të dy shteteve tona dhe përfundimi i rrugës Durrës-Kukës do lehtësojë këtë komunikim duke rritur edhe shkëmbimet tregtare.