Shqipëria merr mbështetjen e plotë të Kongresit amerikan për anëtarësimin e saj në NATO.

22 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Delegacionin amerikan të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Kongresmeni amerikan Xhon Tenër dhe të përbërë nga kongresmenët Ben Çendlër, Karolin Mekarti, Xhef Miler, Denis Mur dhe Majk Ros.
Presidenti Topi vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shprehur mirënjohjen për rolin e tyre të rëndësishëm historik jo vetëm në momentet e vështira të kombit tonë, por edhe në kurorëzimin me sukses të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Topi theksoi se pas krijimit të shtetit më të ri të Europës, Kosovës së pavarur e shumëetnike, ku garantohen dhe respektohen të drejtat e gjitha pakicave, Ballkani Perëndimor do të largohet përfundimisht nga erërat e luftës dhe ekstremizmi i qarqeve ultra-nacionaliste dhe do të bëhet pjesë e familjes së madhe euroatlantike.
Presidenti Topi përshkroi reformat dhe sfidat kryesore me të cilat përballet vendi ynë për të arritur standardet e kërkuara për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO dhe Bashkimin Europian, frymën e re të konsensusit dhe bashkëpunimit që po mbizotëron së fundmi në politikën shqiptare dhe nënvizoi besimin Shqipëria është gati për të marrë ftesën e anëtarësimit nga Samiti i NATO-s që do të mbahet në prill në Bukuresht.
Kryetari i Delegacionit të kongresmenëve amerikanë në Asamblenë e NATO-s, Xhon Tenër u shpreh i ngazëllyer nga përparimi i dukshëm dhe transformimet rrënjësore që ka patur vendi ynë, kontributi i dhënë për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë jo vetëm në rajon, por edhe në misionet paqeruajtëse në mbarë botën dhe në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit.
Kongresmeni Tenër duke folur edhe në emër të anëtarëve të tjerë të Delegacionit, e siguroi Kreun e shtetit për mbështetjen e plotë nga ana e Kongresit dhe administratës amerikane për realizmin e aspiratës integruese të Shqipërisë në NATO.