Presidenti Topi nisi sot vizitën e tij zyrtare në Kosovë.
25 janar 2008
Prishtinë
Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe delegacioni që e shoqëron nisi sot vizitën zyrtare në Kosovë, ku është ftuar nga Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Joahim Ryker dhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Kryetari i Shtetit ka mbërritur në mëngjes në aeroportin e Prishtinës i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi, zv/kryeministri Gazmend Oketa dhe zonja e tij, ministrat Jemin Gjana e Ylli Pango, dy nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë Fatos Beja e Ylli Bufi, kryetarët e grupeve parlamentare të mazhorancës e opozitës Astrit Patozi e Valentina Leskaj, deputetë të tjerë të kuvendit, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Profesor Dashamir Xhaxhiu dhe këshilltari diplomatik Arben Cici, pushtetarë vendorë nga qytetet kryesore të vendit, akademikë, rektorë të universitetit të Tiranës, artistë, përfaqësues të medias e biznesmenë.
Presidenti Topi është pritur në aeroportin e Prishtinës nga zv Kryeministri Ramë Manaj, dy nënkryetarët e kuvendit të Kosovës Sabri Hamiti dhe Xhavit Haliti, zv/ministrja e Punëve të Jashtme Edith Harxhi, drejtuesi i misionit të Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, anëtarë të kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë.
Presidenti Topi është takuar me Përfaqësuesin e posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Joahim Ryker. Në përfundim të këtij takimi, Presidenti deklaroi për mediat se "Shqipëria do të jetë ndër vendet e para që do të njohë pavarësinë e Kosovës. Institucionet kosovare do ta shpallin atë në harmoni me ndërkombëtarët, kur ta konsiderojnë të arsyeshme".
Më pas Kryetari i Shtetit është pritur me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu me të cilin gjithashtu ka patur një takim dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Axhenda e Presidentit Topi dhe e delegacionit zyrtar ka vijuar me një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi e më pas Kryetari i Shtetit i është adresuar me një fjalim parlamentarëve të Kosovës në një sancë të thirrur enkas për vizitën e Presidentit të Shqipërisë.
Axhenda e Presidentit Topi vazhdon me një vizitë ne Universitetin e Prishtinës ku gjatë një ceremonie të vecantë do t’i dorëzohet titulli "Doktor Honoris Cauza" i akorduar nga ky universitet.
Më pas Presidenti Topi do të presë në takime të veçanta kryetarët e partive parlamentare në Kosovë dhe përfaqësues të minoriteteve.